Yll Limani lë të hapur derën për Eurovisionin, por vetëm për Kosovën
Këngëtari Yll Limani, ka bërë të ditur se nuk ka synime që në të ardhmen të përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, por la të hapur mundësinë për përfaqësimin e Kosovës, kurdo që vendi të pranohet.
I pyetur nga Zëri, se nëse Eurovisioni mbetet synim i tij, ai tha se çdo vit ka marrë ftesë nga Festivali i Radiotelevizionit Shqiptar, por tashmë prioritetet kanë ndryshuar dhe nuk e synon më një gjë të tillë.
“Nuk e di, edhe viteve e kaluara e kam pas ftesën gjithmonë nga festivali i RTSH-së, por me angazhimet tona në koncerte dhe albume, nuk është fare koncentrimi dhe synimi andej, ndoshta kur Kosova të pranohet e dorëzoj nëj këngë dhe shkoj por për momentin nuk e mendoj”, u përgjigj këngëtari.
Ylli pranoj se ka pasur këngë të cilat i ka paramenduar që do të ishin për skenën e Eurovisionit, si ajo “Lshoja Zanin”, por me kalimin e viteve kanë ndryshuar qellimet dhe prioritet.
Kujtojmë se Ylli ka qenë vetëm një herë pjesë e garës për ta pëfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, ai në vitin 2016 mori pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Shiu”, por që at vit fitoi këngëtarja tjetër kosovare, Lindita Halimi dhe shkoj në Eurovision me këngën “Botë”. /Zëri
