Fri, Jul 24, 2026

YouTube: Bebe Rexha shkruan histori në Belgjikë, bëhet artistja e parë amerikane e popit që performon në Tomorrowland

YouTube: Bebe Rexha shkruan histori në Belgjikë, bëhet artistja e parë amerikane e popit që performon në Tomorrowland
  • PublishedJuly 24, 2026





YouTube: Bebe Rexha shkruan histori në Belgjikë, bëhet artistja e parë amerikane e popit që performon në Tomorrowland





Bebe Rexha vazhdon të shënojë suksese në skenën ndërkombëtare, teksa kësaj radhe ka marrë një vlerësim të veçantë nga vetë gjiganti i videove, YouTube.


Platforma ka publikuar një postim në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke ia dedikuar artistes shqiptaro-amerikane debutimin e saj në Tomorrowland, një prej festivaleve më të mëdha dhe më prestigjioze të muzikës elektronike në botë, që mbahet çdo vit në Belgjikë.Në mbishkrimin e fotografisë, YouTube thekson se Rexha po shkruan histori si artistja e parë amerikane e muzikës pop që ngjitet për herë të parë në skenën e këtij festivali.”Duke bërë histori në Belgjikë ë. Bebe Rexha bëhet ylli i parë amerikan i muzikës pop që debuton në Tomorrowland. Ndiqni premierën botërore LIVE në transmetimin e Freedom Stage në orën 19:00 (BST)”, shkruhet në postimin e llogarisë zyrtare të YouTube në Instagram.


Ky vlerësim vjen edhe si dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes YouTube dhe artistes, pasi kanali zyrtar i Bebe Rexhës në këtë platformë është ndër më të ndjekurit në mesin e artistëve shqiptaro-amerikanë, duke grumbulluar miliarda shikime me projektet e saj muzikore ndër vite.


Bebe Rexha pritet të ngjitet në skenën e Tomorrowland në orën 20:00, ku do të performojë përpara mijëra adhuruesve të muzikës elektronike nga e gjithë bota.Artistja po kalon një periudhë mjaft të suksesshme edhe në karrierën e saj si artiste e pavarur. Vetëm një muaj më parë ajo publikoi albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, i cili shënon projektin e parë të realizuar pa një shtëpi diskografike, pas përfundimit të bashkëpunimit me Warner Records vitin e kaluar.


Me albumin e ri dhe tashmë edhe debutimin në Tomorrowland, Bebe Rexha po dëshmon se vazhdon të mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës pop në arenën ndërkombëtare.