Sun, Jul 26, 2026

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi shijojnë një takim romantik në koncertin e Chris Stapleton

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi shijojnë një takim romantik në koncertin e Chris Stapleton
  • PublishedJuly 26, 2026





Kendall Jenner dhe Jacob Elordi shijojnë një takim romantik në koncertin e Chris Stapleton





Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë parë së bashku gjatë koncertit të yllit të muzikës country, Chris Stapleton, në Uashington, duke shtuar edhe më shumë zërat për romancën e tyre.


Dyshja u filmua në një zonë VIP pranë skenës, ndërsa shijonin performancën dhe bisedonin me njëri-tjetrin.


Modelja 30-vjeçare u shfaq me një stil të thjeshtë, e veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të errëta, ndërsa aktori i “Euphoria” qëndronte pranë saj gjatë gjithë koncertit, shkruan DailyMail.


Një video e momentit u bë shpejt virale në TikTok, ku një fans dëgjohet duke reaguar i habitur sapo i dallon.


Pas koncertit, Kendall publikoi në InstaStory një video të shkurtër nga performanca e Chris Stapleton, pa bërë asnjë koment për praninë e Jacob.


Përfaqësuesit e dy yjeve nuk kanë reaguar ende ndaj raportimeve për daljen e tyre të përbashkët.


Marrëdhënia e tyre u bë publike në fillim të këtij viti, ndërsa në prill ata u panë duke shkëmbyer puthje në festivalin Coachella.


Sipas burimeve pranë çiftit, ata janë bashkë prej disa muajsh dhe lidhja po ecën shumë mirë.


Së fundmi, Kendall dhe Jacob u komentuan gjerësisht edhe për një paraqitje në aeroportin e Brisbane, ku u përpoqën të kalonin pa u vënë re me veshje që shumë përdorues të rrjeteve sociale i cilësuan si “maskim qesharak”.


Pavarësisht vëmendjes së vazhdueshme, dyshja duket se po e shijon romancën larg deklaratave publike.