Sun, Jul 26, 2026

Tre shqiptarë pranojnë mashtrimin për leje qëndrimi në Britani

Tre shqiptarë pranojnë mashtrimin për leje qëndrimi në Britani
  • PublishedJuly 26, 2026

Tre shtetas shqiptarë kanë pranuar në gjykatë se kanë përdorur dokumente të falsifikuara për të siguruar të drejtën e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar përmes Skemës së Vendosjes së BE-së (EU Settlement Scheme).

Sina Ervin (35 vjeç), Kadri Sinamati (28 vjeç) dhe Kastriot Hoxha (32 vjeç) u deklaruan fajtorë për shkelje të ligjeve të emigracionit gjatë një seance në Gjykatën e Kurorës në Sheffield.

Tre të akuzuarit, banues në South Yorkshire, u arrestuan në qershor gjatë një operacioni të gjerë të autoriteteve britanike, të zhvilluar në Angli dhe Uells. Ata janë lënë në paraburgim dhe do të dënohen më 10 shtator.

Kastriot Hoxha pranoi se kishte tentuar të siguronte leje qëndrimi në Britani duke paraqitur një aplikim të rremë në kuadër të EU Settlement Scheme, si dhe se kishte mashtruar duke dhënë të dhëna të pavërteta për historinë e martesës së tij. Ai u deklarua fajtor edhe për posedim kanabisi me qëllim shpërndarjeje.

Britania heq kontratën 2.6 miliardë dollarë izraelitëve të Elbit Systems

Megjithatë, Hoxha mohoi akuzat për posedim të një certifikate martese qipriote të falsifikuar, një vendimi të rremë divorci, si dhe për paraqitjen e një fature të falsifikuar të shërbimeve dhe informacioneve të tjera të rreme pranë Home Office.

Festa me shampanjë e shqiptarit të dënuar çmend britanikët

Ndërkohë, Kadri Sinamati dhe Sina Ervin pranuan se kishin paraqitur informacione të rreme në aplikimet e tyre për leje qëndrimi, por mohuan akuzat për posedim të një certifikate martese të falsifikuar dhe për përdorimin e një fature të rreme të kompanisë Virgin Media.

Prokuroria britanike pranoi deklarimet e fajësisë dhe vendosi të mos vijojë gjykimin për akuzat që të pandehurit i kundërshtuan.