Mon, Jul 27, 2026

“Kthehu” ringjallet pas gati 20 vjetësh, Eliza Hoxha dhe Yll Limani elektrizojnë skenën

“Kthehu” ringjallet pas gati 20 vjetësh, Eliza Hoxha dhe Yll Limani elektrizojnë skenën
  • PublishedJuly 27, 2026





“Kthehu” ringjallet pas gati 20 vjetësh, Eliza Hoxha dhe Yll Limani elektrizojnë skenën





Deputetja e zgjedhur e PDK-së, dikur këngëtare, Eliza Hoxha, ka ndarë një mesazh falënderues dhe vlerësues për Yll Limanin, pas pjesëmarrjes së saj në koncertin e tij.


Hoxha e përshkroi mbrëmjen si “magjike”, duke theksuar se, ndonëse për Yllin skena të tilla janë bërë të zakonshme, për të ishte një rikthim plot emocione pas 20 vjetësh.


Ajo tha se e kishte të pamundur të refuzonte ftesën e artistit, duke përmendur njohjen e hershme me të, vlerësimin për punën dhe profesionalizmin e tij, si dhe përkushtimin e të gjithë ekipit që qëndron pas organizimit të spektaklit.


“U ndjeva shumë krenare për një gjeneratë të re që industrinë e muzikës e kupton dhe e kultivon me standarde botërore, ashtu si i ka hije”, shkroi Hoxha në Facebook.


Në fund, ajo falënderoi Yll Limanin për mundësinë që të ndanin skenën së bashku dhe e mbylli me fjalët: “Jam shumë krenare me ty! Shkëlqefsh përherë!”