Mon, Jul 27, 2026

Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren

Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren
  • PublishedJuly 27, 2026

Vitor Campelos, trajneri i Celje, doli në konferencë para takimit ndaj Egnatias në Champions.

“Kemi besim, duhet të jemi të tillë, edhe pse në futboll nuk ka ndeshje të lehta. Të shënosh tre gola në transfertë në Europë nuk është pak, por njëkohësisht duhet të korrigjojmë ato gjëra nga ndeshja e parë që çuan në pësimin e tre golave.

Për ndeshje të tilla duhet të kesh karakter. Jam i bindur se nesër do të jemi në nivelin e duhur në fushë dhe do të kualifikohemi për në raundin tjetër, pasi jemi të gjithë të vetëdijshëm për atë që mund të sjellë kjo ndeshje. Duam ta vazhdojmë rrugëtimin tonë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Gjatë javës që pasoi ndeshjen e parë, jemi përqendruar te shumë aspekte që mund dhe duhet të përmirësohen, që nga pasimet e gjata të Egnatias e deri te ndërhyrjet për të ndalur topin, të cilat janë arma e tyre kryesore. Tani e njohim edhe më mirë kundërshtarin dhe jemi të përgatitur për t’u përballur me të në të gjitha aspektet e lojës”.