Wed, Jul 29, 2026

Christopher Nolan zbulon momentin që e bindi të realizojë “Odisean”

Christopher Nolan zbulon momentin që e bindi të realizojë “Odisean”
  • PublishedJuly 29, 2026





Christopher Nolan zbulon momentin që e bindi të realizojë “Odisean”





Christopher Nolan ka zbuluar se vendimi për të sjellë në ekran filmin “Odisea” nuk erdhi vetëm nga dëshira për të ekranizuar veprën epike të Homerit, por edhe nga një përvojë personale me qenin e tij, Charlie.


Në një intervistë për BBC Radio 1, regjisori rrëfeu se skena ku Odiseu ribashkohet me qenin e tij besnik, Argosin, ishte momenti që e preku më thellë gjatë leximit të poemës. Në epos, Argosi e pret për vite të tëra kthimin e të zotit dhe, sapo e sheh sërish, mbyll sytë përgjithmonë.


“Unë nuk jam rritur me qen. Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, na luteshin vazhdimisht të merrnim një, por nuk e bëmë kurrë. Vetëm pasi ata shkuan në universitet morëm Charlie-n, dhe ende janë pak të mërzitur për këtë. Por po, një qen ta ndryshon jetën”, tha Nolan.


Regjisori pranoi se pikërisht kjo skenë me Argosin ishte një nga arsyet kryesore që e shtyu të realizonte filmin.


“Kur arrita te ajo pjesë, u përlota. Sinqerisht, ishte një nga arsyet kryesore pse vendosa ta bëja këtë film”, u shpreh ai.


Intervista mori një kthesë interesante kur gazetari i BBC-së i kujtoi Nolanit se edhe Matt Damon, i cili interpreton rolin e Odiseut, ka një qen me emrin Charlie.


“Ishte e shkruar”, u përgjigj Nolan me buzëqeshje.


“Odisea”, adaptimi i ri kinematografik i Christopher Nolan, është një nga projektet më të pritura të vitit, duke sjellë në ekran udhëtimin legjendar të heroit homerik me një kastë të njohur aktorësh. /kultplus