Wed, Jul 29, 2026

Neuer mendon për tërheqjen, sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit

Neuer mendon për tërheqjen, sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit
  • PublishedJuly 29, 2026

Portieri legjendar i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka dhënë sinjale se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në karrierën e tij.

Gardiani gjerman, i cili prej vitesh është një nga figurat më të rëndësishme të klubit bavarez dhe futbollit botëror, ka lënë të kuptohet se fundi i rrugëtimit të tij profesional mund të jetë afër.

“Në ndoshta 85% të rasteve, do të kisha ndaluar. Por me këtë ekip, stafin dhe ekipin e trajnerëve, është thjesht shumë argëtuese. Ne gjithmonë kemi mundësinë të garojmë për çdo titull dhe kjo skuadër është në nivelin më të lartë”. Për Neuer, ky është sezoni i tij i 21-të si profesionist.