Wed, Jul 29, 2026

Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues
  • PublishedJuly 29, 2026

“Futbolli italian është plot me mashtrues”, tha Silvio Baldini ndërsa mori drejtimin e ekipit kombëtar përkohësisht.

Duke dëgjuar përsëri fjalët e tij, është e qartë pse ai kurrë nuk ka qenë në krye të listës. E mori kombëtaren kur asnjë nuk pranonte. Disa fshiheshin për të pritur dështimin e tij, të tjerë punonin me qitje të largët.

Zërat u shtuan kur trajneri me guxim nuk grumbulloi asnjë nga luftëtarët humbës në Bosnje me përjashtim të portierit Donaruma. Kam shumë futbollistë të denjë të aftë për të luajtur dhe që janë të gatshëm për kombëtaren”, do të shprehej ai në atë kohë.

Dhe Italia i fitoi të dyja miqësoret, duke mos pësuar asnjë gol. Emri i tij u lartësua dhe madje u lakua si trajneri i ardhshëm i kombëtares italiane edhe pse ai vetë nuk e kish përmeduar kurrë një fakt të tillë. Sot pas dy muajsh ai shokon me dhimbje dhe i del nga shpirti shprehja e thënë para dy muash. “Futbolli italian është plotë me mashtrues”.