Thu, Jul 30, 2026

Artmotion rikthehet në Sunny Hill Festival 2026 – SPORTI SI KULTURË URBANE

Artmotion rikthehet në Sunny Hill Festival 2026 – SPORTI SI KULTURË URBANE
  • PublishedJuly 30, 2026





Artmotion rikthehet në Sunny Hill Festival 2026 – SPORTI SI KULTURË URBANE





ArtMotion dhe Sunny Sunny Hill Festival edhe këtë vit bashkojnë forcat në një prej edicioneve më të mëdha deri më tash, kur në Prishtinë zbarkojnë emra të njohur të skenës botërore si Katy Perry, Martin Garrix, Lewis Capaldi, PAWSA, Adam Port & Rampa (Keinemusik), Dhurata Dora dhe shumë artistë të tjerë, duke e shndërruar festivalin në epiqendrën e muzikës dhe kulturës urbane.


Në këtë atmosferë unike, Artmotion rikthehet si partner me një prezencë edhe më të madhe, duke sjellë një eksperiencë që shkon përtej festivalit.


Këtë vit, koncepti i Artmotion ndërtohet rreth idesë “Sporti si Kulturë Urbane” duke bashkuar energjinë e sportit, muzikës, teknologjisë dhe kreativitetit në një hapësirë të vetme.


Një nga atraksionet kryesore do të jetë Artmotion Stage, i ndërtuar në dy kate, ku gjatë gjithë festivalit do të zhvillohen aktivitete, takime me mysafirë specialë dhe përmbajtje ekskluzive, duke krijuar një atmosferë dinamike për të gjithë vizitorët.


Këtë vit, në Chill Zone, Artmotion rikthen një nga instalacionet më të pëlqyera të festivalit – topin ikonik, por kësaj radhe me një dizajn krejtësisht të ri dhe më kreativ. I transformuar me një identitet modern dhe urban, instalacioni do të jetë pika ideale ku vizitorët mund të realizojnë fotografi unike, të krijojnë përmbajtje për rrjetet sociale dhe të shijojnë atmosferën e festivalit duke u relaksuar në lazy bags, në një ambient të krijuar për pushim, socializim dhe përjetime të paharrueshme.


Për adhuruesit e showbizit dhe argëtimit, Artmotion do të transmetojë emisione live direkt nga zemra e festivalit, me intervista ekskluzive, të ftuar VIP, momente spontane dhe gjithë atmosferën që e bën Sunny Hill një nga festivalet më të veçanta në rajon.


ARTMOTION – SPORTI SI KULTURË URBANE

Ky është artikull i sponsorizuar.