BimBimma rrëfehet si rrallë herë – NR shënon 25 vjetorin, grupi po kthehet pas shumë vitesh!
Rep-artisti i njohur, BimBimma ka rrëfyer pjesë interesante nga karriera e tij.
Ai tha se për të është i rëndësishëm rrugëtimi deri te synimi që i vendos vetës.
“Vizionin e kam afatgjatë, por planet i bëj…Tash normalisht nëse njërin prej vizioneve dua ta qes në realitet i bëj planet hapat deri në arritje dhe më nuk e shoh cakun, por e ecë rrugën, sepse ajo është më e rëndësishme pa rrugë cakun nuk mundesh me arritë”.
BimBimma rrëfeu edhe për periudhën e para-luftës në Kosovë teksa tha se dëshira e tij ishte të pasqyronte realitetin social përmes këngës.
“Në prag të luftës kemi qenë duke dëgjuar rep-artista që e kanë shkrirë realitetin në fjali dhe kemi pasë qejf edhe ne me qenë të tillë…Kemi qenë fanatik të muzikës dhe hip-hopit…Nuk ekziston mundësia me të dashtë 100% e njerëzve, i ke përgjysmë, edhe do të dojnë edhe nuk do të dojnë”.
Tutje, ai tha se në periudhën e viteve 1989 deri në 1999 vështirësitë ishin të mëdha sidomos në aspektin financiar.
“E vështirë ka qenë vetëm pjesa financiare, sepse kohën para luftës prej 89′ deri 99′ e dimë krejt shumë mirë qysh kemi qenë me gjendje materiale dhe mendore komplet shqiptarët e Kosovës, por përmes projektit të një organizate OJQ që kemi qenë pjesëtarë e kanë mundësuar që ne me xhiru një këngë dhe ajo këngë ka qenë e dedikuar për atë që po ndodhë në atë kohë”.
