Mon, Aug 3, 2026

Të shtëna në jaht, ndalohet Astrit Gjonpalaj, i Globus Travel

Të shtëna në jaht, ndalohet Astrit Gjonpalaj, i Globus Travel
  • PublishedAugust 3, 2026

Të shtëna në jaht, ndalohet Astrit Gjonpalaj, i Globus Travel

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Palasë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në bordin e një jahti luksoz.
Pas sinjalizimit, efektivët e Policisë Kufitare, të mbështetur nga forcat speciale, kanë rrethuar mjetin lundrues dhe kanë nisur menjëherë veprimet hetimore. Sipas burimeve, dy persona që dyshohet se kanë lidhje me incidentin u larguan nga jahti me një gomone, por u ndaluan sapo dolën në breg.

Mes të shoqëruarve është Astrit Gjonpalaj, ish-punonjës policie dhe aktualisht sipërmarrës, i njohur si pronar i kompanisë turistike “Globus Travel”, raporton joq. Po ashtu është shoqëruar edhe shtetasi shqiptaro-amerikan Astrit Meta.
Të dhënat paraprake tregojnë se të dy ndodheshin në jaht në momentin kur u përdor arma e zjarrit, ndërsa rrethanat dhe roli i secilit mbeten objekt i hetimeve.
Ndërkohë, jahti është sekuestruar për ekspertim dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe arsyet që çuan në përdorimin e armës në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar gjatë sezonit veror.