“Kapiteni legjendar”, mijëra tifozë dhe personalitete të shumtë të botës së futbollit i japin lamtumirën e fundit Franco Baresi-t
Mijëra tifozë të Milanit, së bashku me shumë personalitete të futbollit dhe jetës publike, u mblodhën paraditen e së martës, më 4 gusht, në Milano për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës kuqezi, Franco Baresi.
Arkivoli i ikonës së Milanit mbërriti pak para orës 11:00 pranë Bazilikës së Sant’Ambrogios, mes një atmosfere tepër prekëse. Në pritje të tij ndodheshin mijëra tifozë, të cilët e shoqëruan me këngë dhe kore, duke brohoritur “Ka vetëm një kapiten” dhe “Ti do të jesh gjithmonë Franco Baresi”.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe delegacioni i Milanit, i përfaqësuar nga pronari Gerry Cardinale dhe presidenti Paolo Scaroni, të cilët u pritën me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve. Nga skuadra morën pjesë edhe dy futbollistët që ndodheshin ende në Itali, Santiago Gimenez dhe Christian Pulisic, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ndodhet në grumbullim në Perth nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.
Të pranishëm ishin gjithashtu kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, ministri italian i Sportit, Andrea Abodi, si dhe presidenti i Lega Serie A, Ezio Maria Simonelli. Në ceremoni morën pjesë edhe presidenti i Interit, Beppe Marotta, si dhe delegacioni i Juventusit, i kryesuar nga Ricky Massara dhe Gianluca Pessotto.
Emocione të veçanta solli prania e shumë ish-shokëve të skuadrës së Baresit, mes të cilëve Paolo Maldini, Marco Van Basten dhe Daniele Massaro. Van Basten dhe Massaro ishin ndër ata që mbajtën arkivolin gjatë ceremonisë, së bashku me ish-bashkëlojtarë të tjerë.
Një moment simbolik ishte edhe leximi i Ungjillit nga Giuseppe “Beppe” Bergomi, rival historik në fushë, por mik i ngushtë i Franco Baresit. Në nderim të legjendës italiane, edhe Barcelona dhe Real Madridi dërguan përfaqësuesit e tyre në ceremoni, ndërsa mungesa e Zlatan Ibrahimović u justifikua me arsye krejtësisht personale.
