Fri, Aug 7, 2026

FOTO/ Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare

FOTO/ Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare
  • PublishedAugust 7, 2026

Real Madrid bëri zyrtare blerjen e tyre më të shtrenjtë në histori, Yan Diomande, por presidenti Perez humbet “El Clasicon” e parë në këtë merkato vere. Sipas mediave në Spanjë, Rodri i ka thënë “Po” Barcelonës, duke “dribluar” në këtë mënyrë Real Madrid, një skuadër që prej kohësh e kishte vendosur Rodin në majën e listës së dëshirave. Lojtari më i mirë i Botërorit “FIFA2026” ka dhënë dritën jeshile që Barça të negociojë me Man.City për gjetjen e një akordi.

Përcaktues në këtë ndryshim kursi ka rezultuar Deco, me Drejtorin Sportiv të Barcelonës që ka bindur lojtarin për të veshur fanellën blaugrana. Jo vetëm Deco, Rodi është joshur edhe nga ideja për t’u bashkuar me shokën e tij në ekipin përfaqësues me të cilët në 4 vitet e fundit fitoi Evropianin dhe Botërorin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pasi morën aprovimin nga Rodi, Barcelona ka paraqitur ofertën e parë zyrtare në derën e Man.City. Mediat spanjolle kanë zbuluar se Laporta është gati të investojë 55 milionë euro kesh për të mbyllur sa më shpejt transferimin e Rodit, por “qytetarët” e vlerësojnë kartonin e mesfushorit spanjoll me 65 milionë euro.

Diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk është shumë e madhe çka mund të sjell një transferim të bujshëm të Rodrit në Barcelonë duke ndezur në këtë mënyrë “El Clasicon” me Real Madrid.