Mon, Aug 10, 2026

Ferran Torres-PSG e kryer, Barça nuk dorëzohet për Julian Alvarez

Ferran Torres-PSG e kryer, Barça nuk dorëzohet për Julian Alvarez
  • PublishedAugust 10, 2026

Ferran Torres, heroi i Botërorit “FIFA2026” për Spanjën, ka bërë gati “valixhen” me destinacion Parisin. Marca dhe L’Equipe, dy të përditshmet sportive në Spanjë dhe Francë, bashkohen në një pikë: Sulmuesi spanjoll ka gjetur akordin total me PSG ku e pret një kontratë 5-vjeçare. “Bomberi” ka njoftuar drejtuesit e Barcelonës se dëshiron të largohet, por mbetet që klubet të gjejnë një akord për kushtet e transferimit. Negociatat mes palëve janë në fazën e avancuar, por gjetja e akordit është ende larg.

Me largimin e Lewandowskit dhe me shumë mundësi edhe të Ferran Torres, Barcelona synon fillimisht të gjejnë një sulmues të ri në këtë merkato vere. Deco dhe Hansi Flick janë të fiksuar pas idesë për të pasur në Barcelonë sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvares, por për të arritur tek argjentinasi nuk është aspak e lehtë. Të shtyrë dhe nga trajneri Diego Simeone, Atletico Madrid vijon të bëhet pengesë duke refuzuar deri në këtë pikë çdo tentative të Barcelonës për t’u futur në negociata.

Pavarësisht bllokadës së bërë, Barcelona shpreson që vetë lojtari mund të luajë një rol kyç në këto negociata. “Mundo Deportivo” shkruan se e ardhmja e Julian Alverz pritet të marrë më shumë formë sapo lojtari të kthehet nga pushimet javën e ardhshme ku duhet të paraqes një kërkesë zyrtare për t’u larguar.