Mon, Aug 10, 2026

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa
  • PublishedAugust 10, 2026

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa.

Pesë ditë pas grabitjes së një argjendarie në Paskuqan, Policia arriti të gjejë motorin që përdorën autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar.
Motori pa targa u gjet i braktisur në një liqen në Zall Herr, 14 km larg Paskuqanit. Mjeti u zbulua pas gjurmimit të kamerave të sigurisë.

Dy personat që morën pjesë në grabitje, ndoqën të njëjtin itinerar si për të shkuar te argjendari “Luani”, ashtu edhe për t’u larguar. Ata përdorën rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore.
Autorët hynë të maskuar dhe me kallashnikov dhe grabitën sende floriri me një vlerë rreth 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej tyre të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme.