Mon, Aug 10, 2026

“Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin” – Plas sherri në burgun 302, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur

“Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin” – Plas sherri në burgun 302, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur
  • PublishedAugust 10, 2026

“Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin” – Plas sherri në burgun 302, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur.

Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar në burgun 302, ku Viktor Ymeri dyshohet se ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër me origjinë nga Kosova.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se debati dhe konflikti ka ndodhur pasi, siç pretendon Viktor Ymeri, i kishte kërkuar të burgosurit të mos bënte zhurmë, se po i prishte gjumin.

I dënuari sipas tij kishte vazhduar zhurmën dhe ndaj e ka qëlluar me një shuplakë. Pas kësaj kanë ndërhyrë menjëherë policia e burgut 302 në Tiranë duke shmangur më tej një përplasje fizike.Kush është Viktor Ymeri

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar para disa muajsh në Durrës. Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Fillimisht, Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin.