Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?
Pas organizimit të sulmit me thikë të improvizuar ndaj Denis Bajrit alias Brajoviç në burgun e Fierit, në kuadër të hetimit që po kryehet prokuroria ka sekuestruar librat e hyrje-daljeve në IEVP.
Burime për mediat kanë bërë me dije se hetuesit janë duke analizuar me kujdes takimet e të paraburgosuve të përfshirë në ngjarje, Julian Zotaj e Aldo Gjini, të cilët dyshohet se sulmuan Brajoviçin, ashti sipas pretendimit të tij, me porosi të Ibrahim Licit, i njohur ndryshe si “fantazma”.
Të gjithë personat të cilët kanë janë takuar qoftë nga Denis Bajri, apo me Gjinin e Zotajn do të merren në pyetje nga hetuesit.
Paralelisht janë marrë kamerat e burgut, në mënyrë që të shtohen levizjet e palëve dhe sjellja e zyrtarëve të burgut, por edhe e efektivëve të cilët duhej të garantonin sigurinë në regjimin e brendshëm, 8 prej të cilëve janë përjashtuar dhe janë duke u hetuar me shpërdorim detyre.
Kujtojmë se Julian Zotaj, në praninë e Aldo Gjinit sulmoi Bajrin me një thikë të improvizuar, gjatë përleshjes të dy mbetën të plagosur dhe morën ndihmë në spital.
Bajrajt dhe Lici janë kundërshtarë të njëri-tjetrit, e shumë episode kriminale të regjistruara në vendin tonë, nga të cilat kanë humbur jetën anëtare të dy grupeve, pista kryesore e hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve ka qenë ajo e hakmarrjes.
“Ibrahim Lici më kërcënoi në telefon. Më tha: Jeta jote kaq e pati! Në moment Jurgen Zotaj më sulmoi me thikë” mësohet të kenë qenë fjalët e Denis Bajri alias Brajoviç që u sulmua brenda burgut të Fierit të shtunën që lamë pas, më 8 gusht.
