Wed, Aug 12, 2026

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj
  • PublishedAugust 12, 2026

VLORË – Një objekt prej druri që po ndërtohej si “beach bar” në zonën e Shën Janit, në Karaburun, u shemb pasditen e sotme gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së. Sipas Policisë, pas objektit qëndronin shtetasit Olsen Sherifaj dhe Skerdi Dinaj, të cilët ishin proceduar më herët penalisht dhe kishin tejkaluar afatin e përcaktuar për prishjen vullnetare të ndërtimit.

Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

Operacioni përfundoi me arrestimin e Skerdi Dinajt, ndërsa Olsen Sherifaj u shpall në kërkim. Në aksion morën pjesë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së.

E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

Por kush janë dy personat që lidhen me objektin e paligjshëm në Karaburun?

Sherifaj dhe Dinaj, ortakë në të njëjtën kompani

Të dhënat e regjistrit tregtar tregojnë se Olsen Sherifaj dhe Skerdi Dinaj janë ortakë në kompaninë SEO GROUP, një shoqëri me seli në Vlorë, e themeluar në janar 2024.

Si e ndërtoi hotelin 5 kat pa leje në Himarë bosi i BUJARI OIL, Lulzim Bujari

Struktura e pronësisë së kompanisë është: Olsen Sherifaj 33%, Skerdi Dinaj 33% dhe Dallandyshe Karafilaj 34%. Sherifaj rezulton gjithashtu administrator i kompanisë. Objekti i aktivitetit përfshin hoteleri, operator turistik, operator turistik detar dhe aktivitete në fushën e turizmit.

Pra, dy personat që Policia i identifikon si përgjegjës për ndërtimin e beach bar-it në Shën Jan janë të lidhur drejtpërdrejt edhe në një subjekt tregtar që ushtron aktivitet në sektorin e turizmit.

Olsen Sherifaj, ortak në disa biznese turistike

Nga të dhënat e regjistrit tregtar rezulton se Sherifaj ka qenë ose është i përfshirë në disa shoqëri që lidhen me turizmin dhe akomodimin.

Një prej tyre është EL MAR Bed & Breakfast, ku Sherifaj rezulton me 50% të kuotave, ndërsa pjesa tjetër zotërohet nga Sabina Koçi dhe Lorena Harizaj. Shoqëria është regjistruar në vitin 2021 dhe në objektin e saj të aktivitetit përfshihen, ndër të tjera, struktura akomoduese, plazh privat, struktura ndihmëse dhe shërbime turistike.

Sherifaj rezulton gjithashtu ortak me 25% në shoqërinë EL MAR HOTEL, ndërsa 75% e mbetur zotërohet nga Ermal Harizaj dhe Lorena Harizaj. Edhe kjo kompani ka në objektin e aktivitetit operatorin turistik, hoteleri, bar-restorante, plazh privat, bazë për mjete ujore dhe ndërtime civile.

Në një tjetër subjekt, SERVICES FOR TOURISM SH.P.K, të dhënat e regjistrit tregtar tregojnë se Sherifaj ka zotëruar 25% të kapitalit, së bashku me ortakët Paolo Vergoni, Elton Çapi dhe Mu Lazzerini.

Por kush mban përgjegjësi për lejet?

Këtu nis pjesa që kërkon hetim më të thelluar.

Policia e Vlorës ka njoftuar se, përveç dy personave të lidhur me ndërtimin, po vijojnë hetimet për persona të tjerë që mund të kenë lejuar apo dhënë leje në kundërshtim me ligjin.

Kjo do të thotë se përgjegjësia nuk kufizohet domosdoshmërisht vetëm te personat që kanë ndërtuar objektin. Hetimi duhet të zbardhë edhe nëse ka pasur persona apo institucione që kanë mundësuar ndërtimin, kanë toleruar punimet ose kanë dhënë autorizime të kundërligjshme.