Fri, Aug 14, 2026

Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

Para false në ProCredit Bank, nis hetimi
  • PublishedAugust 14, 2026

Policia e Kosovës ka nisur hetime për një rast të dyshuar të falsifikimit të parasë, pasi në një degë të ProCredit Bank janë identifikuar qindra euro që dyshohet se janë të falsifikuara, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 13 korrik, rreth orës 10:30, në degën e ProCredit Bank në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në Livagjë të Graçanicës.

ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

Sipas informatave që posedon Sinjali, një zyrtar financiar i bankës ka njoftuar Policinë pasi gjatë verifikimeve të brendshme janë identifikuar 573 euro të dyshuara si të falsifikuara.

Bëhet fjalë për kartëmonedha dhe monedha metalike euro, të cilat, sipas bankës, ishin deponuar gjatë muajve të fundit përmes bankomatëve dhe Drop Box-eve të degëve të ndryshme.

Pas kontrollit nga qendra qendrore për verifikimin e parasë, mjetet monetare janë klasifikuar si të dyshimta, çka ka bërë që rasti të raportohet tek autoritetet.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ka sekuestruar shumën prej 573 eurosh si provë materiale, ndërsa me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda është iniciuar procedurë penale për veprën “Falsifikim i parasë”.

Hetimet janë në vazhdim dhe për momentin nuk ka persona të dyshuar, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar origjinën e parasë së dyshuar të falsifikuar.

SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

Sigurimet e jetës dhe hija e ndikimit të ProCredit Bank SHA

Pasi ra gropë, BERZH i ofron 10 milionë euro kredi Bankës ProCredit në Shqipëri

Çfarë po ndodh me ProCredit Bank Albania? Humbje me 78% në vitin 2025