Sat, Aug 15, 2026

Mir Bitoci i shpëton atentatit në Elbasan!

Mir Bitoci i shpëton atentatit në Elbasan!
  • PublishedAugust 15, 2026

Mir Bitoci i shpëton atentatit në Elbasan!

InfoNews.al 

Një ngjarje e rëndë, që për pak mund të përfundonte në masakër, ka ndodhur disa orë më parë në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, një person ende i paidentifikuar nga Policia e Shtetit, teksa ndodhej në një lokal të populluar, ka ndjekur një tjetër shtetas, të identifikuar si Mir Bitoci, sapo ky i fundit ka dalë nga ambientet e lokalit.

Autori dyshohet se i është afruar dhe i ka drejtuar armën në kokë, me qëllim për ta qëlluar. Reagimi i menjëhershëm i Bitocit ka bërë që tentativa të dështojë dhe situata të mos përshkallëzohej më tej.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që mbante armën, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e ngjarjes.

Një prej pikëpyetjeve kryesore mbetet nëse bëhet fjalë për një konflikt të momentit apo për një atentat të organizuar më parë. Bitoci nuk jeton në Shqipëri dhe, sipas të dhënave, kthehet në Elbasan kryesisht gjatë periudhës së verës.

Emri i Mir Bitocit është i njohur në Elbasan për aktivitetin dhe përplasjet e viteve 1997–2000. Pas asaj periudhe ai është larguar jashtë vendit dhe, sipas të dhënave paraprake, nuk rezulton të ketë pasur përfshirje të reja kriminale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse e gjithë ngjarja lidhet me të shkuarën e Bitocit apo me ndonjë konflikt të kohëve të fundit.