Seferi, “bomber” në Turqi, Broja e Daku protagonistë me ekipet respektive (VIDEO)
Taulant Seferi vijon formën fantastike edhe në këtë sezon në Turqi. Sulmuesi kuqezi u transferua te Kayserispor gjatë verës, një lëvizje që rezultoi e goditur. Pas “dopjetës” në ndeshjen e parë, Seferi përsëriti veten edhe në ndeshjen e dytë duke realizuar një gol të bukur. Në fundin e pjesës së parë, sulmuesi kuqezi u shkëput shpejt dhe me një goditje të bukur sigloi shifrat në 2-0. Për Seferin ky ishte goli i tij i tretë në dy ndeshje duke marrë menjëherë stafetën si golashënuesi më i miri në Kategorinë e Parë në Turqi.
Një paraqitje pozitive, për sa kohë ishte në fushë, dhuroi edhe Armando Broja. Për herë të parë në Championship, Broja u aktivizua për ekipin e tij Burnley në minutën e 76-të pasi rezultati ishte 0-2 në favor të West Ham. Nga këmbët e Brojës nisi dhe aksioni ku Burnley fitoi një penallti në minutën e 83-të. Flemming u tregua i saktë jo vetëm nga pika e bardhë, por në shtesë realizoi sërish duke bërë që Burnley të dilte me një pikë nga sfida e parë e këtij sezoni pas barazimit 2-2.
Protagonist për ekipin e tij të ri Spartak Moskë ishte edhe Mirlind Daku. Sulmuesi kuqezi zbriti në fushë si titullar, ndërsa dhuroi edhe një assist në golin e parë. Daku qëndroi në fushë për 90 minuta, i vlerësuar nga mediat me notën 7,1.
