Egnatia prezanton mesfushorin, përforcohet në merkato
Egnatia është përforcuar në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mesfushorin Bjorni Duka.
“Mirë se vjen në familjen Egnatia, Bjorni Duka! Një kapitull i ri nis sot për ty, me një fanellë të re, një familje të re dhe një sfidë të madhe përpara.
Mirë se erdhe, Bjorni! Të urojmë shumë suksese, fitore dhe momente të paharrueshme me fanellën tonë”. Vlen të theksojmë se 18-vjeçari ka qënë pjesë e ekipeve zinxhirë të moshave të Tiranës, Partizanit, dhe Dinamos.
