VIDEO/ Frikë për Musialën, mesfushori i Bayern rrëzohet sërish në fushë
Si në miqësoren kundër Leipzig, edhe ndaj FC Heidenheim, Jamal Musiala u rrëzua sërish dhe u detyrua të largohej para kohe nga fusha e blertë. Vincent Kompany e aktivizoi Musiala-n në minutën e 61-të, duke zëvendësuar Ismael Saibarin. Vetëm gjashtë minuta më vonë, 23-vjeçari u rrëzua në fushë, duke shkaktuar panik të madh.
Lojtarët e të dyja skuadrave menjëherë u mblodhën rreth tij, ndërsa mjekët e urgjencës hynë me nxitim në fushë. Musiala u ngrit në këmbë dhe, i mbështetur nga një pjesëtar i stafit, u drejtua drejt vijës anësore, për t’u futur më pas në tunel.
