EMRAT/ Tragjedi në Manëz, vdesin në aksident 3 persona
Një aksident tragjik është shënuar sot rreth orë 02:22 në Manëz të Durrësit
Tre persona kanë vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni.
Viktima kanë mbetur drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni 25-vjeç, dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni 26-vjeçar dhe një 16-vjeçar me inicialet K.D.
Të dy të lënduarit po trajtohen në Tiranë, por adoleshenti 16-vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.
Njfoftimi i policisë
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit
