Wed, Aug 19, 2026

FOTO/ Frikë për Musiala-n, talenti i Bayern thyen heshtjen, zbulon shkaqet e kolapsit

FOTO/ Frikë për Musiala-n, talenti i Bayern thyen heshtjen, zbulon shkaqet e kolapsit
  • PublishedAugust 19, 2026

Frika për Jamal Musiala sa vjen e shtohet, me talentin e Bayern Munich që kolapsohet sërish vetëm pak ditë pasi u shtri në tokë në miqësoren kundër Leipzig, Jamal shqetësoi tifozët e Bayern dhe stafin drejtues edhe ndaj Heidenheim, thuajse në të njëjtën formë, ku pasi u hodh në fushë në minutën e 61-të, pas vetëm tetë minutash u kolapsua sërish në fushë. Me ndihmën e stafit mjekësor, pasi qëndroi disa minuta në tokë, Musila doli nga fusha e lojës. Pas një situate, në dukje dramatike, për herë të parë, Jamal Musila thyen heshtjen duke zbuluar gjendjen e tij shëndetësore:

“Jam mire. Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është se, jam mirë. Dua t’ia tregoj se jam diagnostikuar me humbje të përkohshme të vetëdijes, që vjen për shkak të një mos funksionimi neurologjik, por që është diçka lehtësisht e kurueshme. E di që duket e frikshme, por nuk paraqet një rrezik shtesë për shëndetin tim. Po marr kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor dhe jam shumë optimist. Pas konsultimeve më specialistët, ishte dëshira ime të vijoja të luaja futboll, kam marrë miratimin e tyre për këtë. Ndihem mirë dhe jam në rrugën e duhur. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Musiala në rrjetet e tij sociale.

Gjendja e Musiala-s është një shqetësim i madh për Bayern Munich dhe pa diskutim edhe për Jurgen Klopp pasi bëhet fjalë për një nga talentet më të rëndësishëm të futbollit gjerman.