Wed, Aug 19, 2026

Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën
  • PublishedAugust 19, 2026

Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

DURRËS- Një aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manëz.

Sipas policisë, 25-vjeçari Kleo Vrioni humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përplas me një bordurë betoni. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, shtetase italiane, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli ishin martuar këtë të dielë, por humbën jetën tragjikisht nga përplasja.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 26 vjeç, dhe një 16-vjeçar me inicialet K. D. Të dy u transportuan drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa 16-vjeçari mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime nga Trauma bëjnë me dije se i mituri ka plagë të shumta te gjymtyrët dhe në pjesën e qafës. Ndërsa 25-vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar, por do vijojë të mbahet nën monitorim., infonews.Sipas burimeve, të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në zonën e Maminasit, ndërsa paraprakisht dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi.