Përballen ndaj Egnatias, tekniku i Lillestrom: Kundërshtar i fortë, por jemi gati
Para takimit ndaj Egnatias në Play off të Europa League, tekniku i Lillestrom, Erik Odegaard bëri vlerësimin e tij.
“Egnatia është një ekip i mirë, i rrezikshëm në fazën sulmuese dhe shumë të mirë në kundërsulme. Mendoj se janë të fortë edhe kur hapen në krahë dhe arrijnë të dërgojnë shumë lojtarë në zonë për krosime.
Kanë gjithashtu disa lojtarë individualisht shumë cilësorë, të cilët mund të na krijojnë probleme, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj tyre. Po i kam parë ndeshjet e tyre në Kupat e Evropës. Egnatia është një skuadër që luan ndryshe në shtëpi e ndryshe në transfertë, por ne e dimë se çfarë presim nga kundërshtari”.
