VIDEO/ Gjuajti me shuplakë rivalin, MLS gjobit Messin
Lionel Messi është gjobitur nga Major League Soccer (MLS) pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes ndaj Philadelphia Union.
Messi u pa duke e goditur me shuplakë në pjesën e pasme të qafës lojtarin Sullivani, një veprim që tërhoqi vëmendjen gjatë takimit dhe u shqyrtua më pas nga autoritetet e ligës.
MLS ka vendosur të ndëshkojë kapitenin e Inter Miami me gjobë për sjelljen e tij, ndërsa incidenti ka hapur diskutime në mediat sportive dhe mes tifozëve.
Pavarësisht episodit, Messi vijon të jetë një nga figurat kryesore të MLS dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Inter Miami. Vendimi i ligës vjen si një tjetër kujtesë se edhe yjet më të mëdhenj të kampionatit janë subjekt i rregullave disiplinore.
“Messi shkeli rregulloren e ligës në lidhje me përdorimin e duarve në fytyrë, në kokë ose qafë të një kundërshtari në minutën e 101-të të ndeshjes midis Inter Majemit dhe Filadelfias”.
🚨🚨| JUST IN: Lionel Messi tapped Quinn Sullivan on the back of the neck before confronting him head-on.
This action will now be evaluated by the Disciplinary Committee.
[@Jarm21] pic.twitter.com/nKRRYjif2b
— CentreGoals. (@centregoals) August 20, 2026
