Brikena dhe Mateo vazhdojnë romancën jashtë BBVA, shijojnë pushimet së bashku
Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se po e vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të reality-show-t.
Çifti ka zgjedhur ditët e nxehta të verës për të kaluar kohë së bashku në bregdet, ndërsa përmes rrjeteve sociale kanë ndarë disa momente nga pushimet e tyre.
Në fotografitë e publikuara, Brikena dhe Mateo shfaqen të afërt dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa vëmendjen e marrin veçanërisht momentet romantike mes tyre.
Mateo duket mjaft i dashur me partneren e tij, duke mos i kursyer puthjet dhe përqafimet gjatë qëndrimit të tyre në plazh.
Dyshja ishte kthyer në një prej çifteve më të komentuar të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ku lidhja e tyre kaloi përmes momenteve të ndryshme dhe disa ulje-ngritjeve.
ë afërt dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa vëmendjen e marrin veçanërisht momentet romantike mes tyre.
Megjithatë, duket se përfundimi i aventurës televizive nuk shënoi edhe fundin e historisë së tyre.
Përkundrazi, Brikena dhe Mateo kanë vijuar të shfaqen bashkë edhe pas daljes nga shtëpia, ndërsa pushimet e fundit duket se janë një tjetër dëshmi se romanca e tyre vazhdon edhe jashtë kamerave të “BBVA”.
Me poza romantike dhe momente intime nga bregdeti, çifti duket se po shijon në maksimum kohën së bashku gjatë kësaj vere. /telegrafi

