Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kir të Dukagjinit, ku dy persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët e dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ndërsa priten të tjera detaje zyrtare në lidhje me viktimat dhe dinamikën e krimit.

