Fri, Aug 28, 2026

VIDEO/ Bayern e nis me “këmbën e mbarë” kampionatin, spektakël golash ndaj Stuttgart

VIDEO/ Bayern e nis me “këmbën e mbarë” kampionatin, spektakël golash ndaj Stuttgart
  • PublishedAugust 28, 2026

Bayern e ka nisur me fitore kampionatin. Bavarezët triumfuan 5-1 ndaj Sttutgart, në Mynih.

Upamecano shënoi në të 21-tën, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në fillimin e pjesës së dytë, Vagnoman barazoi shifrat.

Kampionët e Gjermanisë morën sërish kryesimin me Olise, ndërsa Vagnoman bëri “djallin” me një autogol. Në minutat e fundit, “tundën rrjetën” edhe Pavlovic e Diaz.