Allegri, një tabu e madhe për Chivu-n, në “San Siro” i sfidon Napoli
2 ndeshje 2 fitore, 6 pikë të plota përballë Monza dhe Cagliari-t, por thirrja e parë e vërtetë për Chivu-n dhe Inter vjen të shtunën, ku në “San Siro” presin Napolin. E besoni apo jo, por Chivu ka përpara një tabu të vërtetë, Max Allegrin, një trajner që nuk ka arritur kurrë ta mposhtë këtë sezon. Në vitin e tij të parë në krye të Inter, Chivu fitoi të dy trofetë që ishin në valle, Serie A dhe Kupën e Italisë, por nuk arriti kurrë të fitojë përballë Allegri-t. Në të dy derbet sezonale, Milan me Allegri-n në stol doli triumfues, me të njëjtin rezultat 1-0. Ky ishte detaji i vetëm negativ i një sezoni të shkëlqyer që Chivu zhvilloi në stolin zikaltër.
Këtë herë diskutimi është pak më ndryshe, Allegri sfidon Chivu-n jo më në derbin e Milanos, por në krye të Napolit. Pesha dhe specifika nuk është më e njëjtë, por ky është një test i fortë për Inter dhe Chivu-n të cilët dëshirojnë të konfirmohen edhe këtë vit, zbresin në fushë sërish me stofin e një ekipi favorit, për të mbrojtur titullin në Serie A. Sigurisht ka ndryshuar edhe statusi i Chivu-t, tani tekniku zikaltër ka fituar më shumë eksperiencë, ka fituar edhe trofe, detaje këto që pritet të kenë ndikim të shtunën në “San Siro”.
Ndërkohë, Allegri vjen në pozita të kundërta, për herë të parë në krye të Napolit, një skundër në ndërtim e sipër. Në dy ndeshjet e para të Serie A, Napoli ka dalë me 3 pikë, për këtë arsye edhe për Allegri-n është shumë e rëndësishme të mos dal i humbur nga Milano.
