Sfida e drejtorit të ri, Bachin nis nga puna për rinovimin e Dimarco-s
Inter po mbyll një javë me emocione të kundërta. Nga njëra anë kurorëzimi si skuadra më e mirë e sezonit të kaluar nga Lega Calcio, ndërsa në krahun tjetër lamtumira me drejtorin sportiv Ausiolio, pas 28 vitesh padyshim ka trazuar ambjentin brenda klubit.
Tashmë është radha e Dario Bachin, që do të përpiqet të vijojë punën e Pier Ausilios. Detyra e parë e drejtorit të ri sportiv të Interit, pritet të jetë zgjidhja e çështjes Federico Dimarco. Mbrojtësi italian është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës zikaltër, por kontrata e tij po i afrohet fundit.
Interi dëshiron të zgjasë marrëveshjen dhe, mbi të gjitha, të përmirësojë kushtet financiare të lojtarit. Aktualisht Dimarco përfiton rreth 4 milionë euro në sezon, një shifër që konsiderohet e ulët në raport me rëndësinë e tij në skuadër.
Pas një sezoni të shkëlqyer, ku u konfirmua ndër protagonistët kryesorë të Interit dhe u vlerësua si lojtari më i mirë në Serie A, Dimarco kërkon një kontratë që të pasqyrojë statusin e tij.
Baccin pritet të nisë së shpejti bisedimet me përfaqësuesit e mbrojtësit italian, me objektivin për të siguruar vazhdimësinë e tij në Milano dhe për të blinduar një prej pikave kryesore të formacionit zikaltër.
