E BUJSHME/ Destinacion surprizë për Hysajn, futbollisti braktis Italinë për të vazhduar karrierën
E ardhmja e Elseid Hysajt pritet të jetë larg Italisë, ku ka luajtur të gjithë karrierën e tij deri më tani.
Rekordmeni i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili regjistron tashmë 100 ndeshje si kuqezi, raportohet se po mendon të nënshkruajë në futbollin rus, nga ku ka marrë oferta të rëndësishme.
Sipas “Tuttomercatoëeb”, kanë qenë disa skuadra ruse që i kanë ofruar mundësinë Hysajt që të transferohet në radhët e tyre dhe ai po shqyrton këto opsione, meqë aktualisht është futbollist i lirë dhe mund të regjistrohet kurdo.
Pas Empolit të cilin e ka përfaqësuar në vitet 2011-2015, Napolit në vitet 2015-2021 dhe Lacios nga 2021 deri në këtë verë, për Hysajn kjo do të jetë etapa e katërt e karrierës së tij. Pas largimit nga kryeqytetasit u përfol se do të nënshkruante për Leçen në Serinë A, por më pas nuk u gjet akordi mes palëve.
