VIDEO/ AEK fiton pa Strakoshën në Champions, Aston Villa feston në Belgjikë
Janë luajtur ndeshjet e para të fazës së ligës së UEFA Champions League. AEK ka fituar me shifrat 1-0 ndaj LASK Linz, në takimin e luajtur në Allëyn Arena (Athens). Goli vendimtar i takimit u realizua në minutën e 21-të dhe mban firmën e Marin. Tek AEK spikati mungesa e Thomas Strakoshës, i cili nuk rezultoi as në stol, ndërsa titullar luajti Pilo.
Në takimin tjetër, Aston Villa triumfoi me shifrat 2-3 ndaj Brugge në Belgjikë. Në mbrëmje janë rezervuar ndeshje të tjera, mjaft interesante. Kujtojmë se Champions do zbresë në fushë të mërkurën dhe të enjten.
