Fri, Sep 11, 2026

Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Egnatias

Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Egnatias
  • PublishedSeptember 11, 2026

Egnatia ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës. Klubi rrogozhinas ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Alessandro Albanese, një prej futbollistëve kryesorë të ekipit. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi përmes një videoje në kanalet zyrtare, ku konfirmohet se sulmuesi do të jetë pjesë e Egnatias deri në vitin 2028.

26-vjeçari, në këtë sezon, ka luajtur 3 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola.  Për të, ky është edicioni i dytë me këtë skuadër.