Mon, Sep 14, 2026

Kane zgjidh “hallet” e Bayern, por ndaj Elversburg vuajnë shumë, Kompany: Rëndësi kishin vetëm 3 pikët (VIDEO)

Kane zgjidh “hallet” e Bayern, por ndaj Elversburg vuajnë shumë, Kompany: Rëndësi kishin vetëm 3 pikët (VIDEO)
  • PublishedSeptember 14, 2026

Ndryshe nga se pritej, Bayern Munich jo vetëm që nuk e kthehu në festival golash transfertën përballë Elversberg, por vuajtën shumë për të dalë me pikë të plota. Trajneri Kompany kishte bërë një rotacion të lehtë, duke lënë pushim yje si Diaz, Kimmich etj, por talenti Lennart Karl krijoi iluzionin se do ta zgjidhin lehtë këtë sfidë teksa zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të.

Bayern kishte kontrollin total të lojës, 72% mbajtja e topit, 28 tentativa, 6 gjuajte në kuadrat, por vendasit i befasuan në minutën e 61-të teksa barazuan shifrat me një super gol. Menjëherë pas këtij momenti, trajneri Kompany bëri katër zëvendësime duke hedhur në fushë lojtarë si Musiala, Kimmich, Diaz dhe Davies, në përpjekje për të gjetur golin e fitores. Pas shumë tentativa, për të zgjidhur këtë sfidë mendoi i përhershmi Harry Kane, me “bomberin” anglez që realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 72-të. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Bayern që del me 3 pikë nga kjo transfertë duke u renditur në vendin e katërt në Bundesligë me 7 pikë pas 3 javësh.

Pas ndeshjes, trajneri Kompany kapet vetëm pas 3 pikëve: “Prioriteti ynë ishin vetëm pikët e plota. Nuk kishim ritmin e zakonshëm, nuk ishim shumë prezent në zonë. Sigurisht, kishim shanse për të shënuar më shumë gola, por përballë kishim një rival të vështirë, për këtë arsye jemi të kënaqur me 3 pikët”, u shpreh Kompany.

Aktualisht, Bundesliga kryesohet nga Freiburg dhe Dortmund, dy ekipet e vetme me 9 pikë të plota.