Tue, Sep 15, 2026

Milan, Ramos: Përfaqësoj një klub të madh, gjëja më e rëndësishme është të fitojmë!

Milan, Ramos: Përfaqësoj një klub të madh, gjëja më e rëndësishme është të fitojmë!
  • PublishedSeptember 15, 2026

Sulmuesi i Milanit, Goncalo Ramos, ka dhënë një intervistë mjaft interesante së fundmi, për UEFA.Tv.

“Nuk e ndiej presionin e të qenit lojtari më i paguar i të gjitha kohërave i AC Milan. Ka presion sepse unë përfaqësoj një klub të madh, me nevojën për të fituar dhe për të ngritur trofe.

Nuk mendoj se ka presion më të madh se kaq. Nuk ka kohë për të menduar se kush është lojtari më i shtrenjtë ose kostoja e kësaj apo asaj; ajo që ka rëndësi është të fitosh çdo javë”.

Në fund të sezonit, ajo që tifozët tanë do të kujtojnë është nëse fituam, nëse jemi kampionë, nëse patëm një sezon të mirë. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”.