Wed, Sep 23, 2026

El Chiringuito “ndez” garën për Topin e Artë: Yamal është favorit

El Chiringuito “ndez” garën për Topin e Artë: Yamal është favorit
  • PublishedSeptember 23, 2026

Gara për Topin e Artë po bëhet gjithnjë e më interesante, me Lamine Yamal që po fiton terren në diskutimet për çmimin më prestigjioz individual.

Në Francë, emri i talentit të Barcelonës duket se ka marrë një mbështetje të rëndësishme. Gazetari Yassin Nfaoui, i cili është pjesë e “Téléfoot” dhe “TF1”, foli për këtë temë gjatë një interviste me Josep Pedrerol në “El Chiringuito”.

Nfaoui zbuloi se perceptimi në Francë është në favor të Yamalit, duke e cilësuar atë si favorit për të triumfuar në garën për Topin e Artë.
Më 26 tetor, sytë e botës së futbollit do të jenë te Londra, ku do të zhvillohet ceremonia e shumëpritur e Topit të Artë 2026. Kandidat tjetër potencial që mund të fitojë është edhe Mbappe.