Sun, Sep 27, 2026

Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO)

Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO)
  • PublishedSeptember 27, 2026

Shqipëria triumfoi në “Air Albania” 2-0 ndaj Bjellorusisë të shtunën në mbrëmje, teksa kuqezinjtë bindën në prezantimin e pare zyrtar në drejtimin e teknikut Rolando Maran. Një performancë shumë e mire e kuqezinjve, teksa site i njohur ndërkombëtar i statistikave “Sofascore” vlerësoi edhe më të mirët e këtij takimi.

Kështu lojtari me vlerësimin më të lartë për kuqezinjtë ishte mesfushori Kristjan Asllani, jo vetëm për golin e shënuar, porn ë tërësi ish lojtari i Interit ishte regjisori i lojës së ekipit tonë. Menjëherë pas tij renditet Elseid Hysaj i vlerësuar me notën 8. Shkodrani megjithëse i kritikuar për grumbullimin e tij nga Maran, duke qenë se është pa skuadër, dhuroi një paraqitje bindëse.Gjimshit me 7.9 dhe Ernest Muç me 7.8 ishin dy lojtarët e tjerë më të vlerësuar të ekipit të Mara. Ndërkohë më pak i vlerësuari i sfidës ndaj Bjellorusisë ishte Taulant Seferi i vlerësuar me notën 6.4.

Notat Shqiperia
 



“ ✓”