Thu, Oct 1, 2026

“Këtu vendos unë”, Jesus shpërfill CR7, largohet Ronaldo: Do t’i tregoj të gjitha…

“Këtu vendos unë”, Jesus shpërfill CR7, largohet Ronaldo: Do t’i tregoj të gjitha…
  • PublishedOctober 1, 2026

Është në formë apo jo, luan apo jo, CR7 është kryefjalë në Portugali dhe jo vetëm, përbën gjithnjë lajm në çdo hap që hedh. Historia është ndryshe këtë herë, me C.Ronaldo-n që pas 18 vitesh përjetoi për herë të parë një 90-minutësh të plotë në stol. Kjo ngjarje, aspak normale për të u kthye shumë shpejt në një çështje kombëtare në Portugali. Jorge Jesus, trajneri i Portugalisë nuk u përpoq të fshihej në konferencë për shtyp, por i bombarduar nga gazetarët në lidhje me CR7 shpjegoi qasjen e tij:

“Nuk e kam aspak problem të përgjigjem për këtë pjesë, kam kaluar shumë situata të tilla në karrierën time, por vëmendja duhet të jetë vetëm te Danimarka, nuk jemi këtu për stërvitje. Nuk ka asnjë çështje. Ia kisha shpjeguar Cris se nuk do të luante në dy sfidat e radhës, kundër Norvegjisë dhe Danimarkës. Gjatë ndeshjes me Norvegjinë, në fakt e mendova ta hidhja në fushë, i thashë të dilte në nxehje, por më pas ndryshoi rrjedhja e këtij takimi dhe nuk e aktivizova. Çdo lojtar që qëndron ashtu, duke bërë 20-30 minuta nxehje dhe nuk aktivizohet më pas do të mërzitej. Në këtë rast, jam unë trajneri, vendos unë kush luan dhe kush jo. Për sa kohë jam unë trajneri vendos unë, nuk mund të më ndryshojë mendimin asnjë lojtar, as presidenti, këtu vendos unë”, u shpreh ndër të tjera Jorge Jesus në konferencë për shtyp.

Menjëherë pas kësaj konferencë, C.Ronaldo vendosi të largohet nga grumbullimi me ekipin përfaqësues duke reaguar më pas me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale: “Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe si rezultat i një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam marrë vendimin të largohem nga grumbullimi. Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën mbi arsyet që më çuan të largohem nga kombëtarja, së cilës i jam përkushtuar gjithmonë. Tani është koha t’i uroj suksese Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, shkroi ndër të tjera CR7.



“ ✓”