Spektakël i De Buryne, Belgjika “çmonton” Turqinë, tani Montella rrezikon shkarkimin
Një super De Bruyne “thyen” i vetëm Turqinë, me Belgjikën që i falet edhe një herë emrave “big”, ku “banketit” iu bashku edhe Lukaku. “Djajtë e Kuq” dhuruan spektakël ndaj ekipit të Montella-s, duke dalë me pikë të plota pas suksesit 3-0. 10 minuta lojë i mjaftuan mesfushorit të Napolit për të gjetur rrugën e rrjetës, duke ideuar dhe finalizuar me shumë klas një aksion të bukur. Lukebakio ishte një tjetër protagonist i këtij ekipi, por sulmuesi i Benfikës ishte i pafat duke goditur dy herë shtyllën.
Në të 60-të, Kevin De Bruyne dhuroi një tjetër perlë, ku me një goditje fantastike nga jashtë zone dyfishoi shifrat. Për të kompletuar mbrëmjen perfekte të Belgjikës mendoi Romelu Lukaku. “Bomberi belg u shërbyer në zonë nga De Ketelaere dhe me një prekje të lehtë hodhi “firmën” e tij në këtë sukses 3-0.
Falë këtij suksesi, Belgjika ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 6-të pikëve, 1 më pak se Franca dhe plus dy në raport me Italinë. Mbyll klasifikimin Turqia me 0 pikë në 3 ndeshje, me Montella-n që sheh t’i lëkundet ndjeshëm stoli.
