Alarm te Baseli, Shaqiri dërgohet në spital pas dëmtimit
Ndeshja testuese e Baselit ndaj Ëinterthurit përfundoi me rezultat zhgënjyes 7:3, por shqetësimi kryesor në kampin e klubit zviceran lidhet me gjendjen e kapitenit Xherdan Shaqiri.
Shaqiri nuk e ka mbyllur ndeshjen pa probleme, pasi pësoi një dëmtim në dorë pas një goditjeje.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, Shaqiri është dërguar menjëherë në spital, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe plaga i është qepur.
Dëmtimi vjen në një moment kur Baseli po kalon edhe ndryshime në stol. Për trajnerin e ri, Slaviša Jokanović, kjo ishte paraqitja e parë në krye të skuadrës, por debutimi i tij u shoqërua me një humbje të thellë.
