Wed, Oct 7, 2026

VIDEO/ Lamtumira e Messit prodhoi edhe një moment viral, vajza i largon të dashurit dorën kur shikon kamerat

VIDEO/ Lamtumira e Messit prodhoi edhe një moment viral, vajza i largon të dashurit dorën kur shikon kamerat
  • PublishedOctober 7, 2026

Një çift i ri ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së fundit të Lionel Messit me fanellën e Argjentinës në Buenos Aires.

Teksa rreth 85 mijë tifozë festonin për Messin në fitoren 3-0 ndaj Beninit, kamerat fokusuan për pak çaste një çift në tribuna. Djali vendosi krahun rreth vajzës, por ajo reagoi duke ia larguar dorën dhe më pas vazhdoi të bisedonte me të.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime të shumta me humor nga tifozët, të cilët e krahasuan momentin me incidentin e famshëm të “kiss cam” në një koncert të Coldplay.

 



“ ✓”