Fri, Oct 16, 2026

VIDEO/ Laçi protagonist, realizon gol për panoramë me Rizespor

VIDEO/ Laçi protagonist, realizon gol për panoramë me Rizespor
  • PublishedOctober 16, 2026

Qazim Laçi u shfaq protagonist në kampionatin turk, duke realizuar një gol të bukur në sfidën mes Çorumit dhe Rizesporit, e vlefshme për javën e 8-të të Superligës.

Në minutën e 32-të, futbollisti i Kombëtares shqiptare ka marrë një top brenda zonës së rreptësisë dhe ia ka dalë të dërgojë topin në rrjetë. Një finalizim me shumë klas nga Laçi, i cili ka tërhequr vëmendjen me saktësinë dhe mënyrën e realizimit. Mesfushori shqiptar ka lënë gjurmën e tij në këtë përballje të rëndësishme për Rizespor.

 



“ ✓”