Legjionarët/ Manaj dhe Uzuni golat kuqezi, Rey nuk ndalet me Sivasspor, goli i Myrto Uzuni-t nuk vlen për Austin
Rey Manaj vazhdon të jetë protagonist në kategorinë e dytë turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Sivasporit, duke realizuar golin e barazimit 1-1 ndaj Sanierit në minutën e 30-të. Ky ishte realizimi i tetë sezonal për Manajn, i cili barazon Taulant Seferin në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve më të mirë të kampionatit.
Ndërkohë, Myrto Uzuni është rikthyer te goli në kampionatin amerikan MLS, por realizimi i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Austin. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare, por Vankuver përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke triumfuar 2-1. Për Uzunin, ky ishte rikthimi te goli pas 13 javësh, në një sezon të kushtëzuar edhe nga dëmtimet
