Tue, Oct 27, 2026

Messi nuk shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, ja pse

Messi nuk shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, ja pse
  • PublishedOctober 27, 2026

Lionel Messi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, duke zgjedhur të mos udhëtonte drejt Londrës për mbrëmjen gala.

Sipas raportimeve, vendimi i yllit argjentinas lidhet me dy faktorë kryesorë: mundësitë e pakta për të triumfuar në garën për çmimin prestigjioz dhe kalendarin e ngjeshur të Inter Miamit.

Humbja në përballjen vendimtare ndaj Spanjës ndikoi në shanset e tij për të qenë fituesi i çmimit, ndërsa skuadra amerikane kishte ndeshje të rëndësishme përpara, përfshirë duelin me Cincinnati.

Në këto rrethana, Messi preferoi të qëndronte në Florida dhe të shmangte udhëtimin e gjatë transatlantik. Topi i Artë u fitua nga Kane.



“ ✓”