“Topi i Artë” bën me “krah” Harry Kane, tani “bomberi” anglez synon një kontratë 3-vjeçare
Transferimi te Bayern Munich rezultoi një bekim për Harry Kane, jo vetëm që i dha fund mallkimit shumë vjeçar pa trofe, por në Londër, Kane bëri atë nuk e kishte bërë prej 25 vitesh asnjë futbollist anglez, dhe prej 45 vitesh asnjë futbollist i Bayern. “Topi i Artë” ishte kurorëzim perfek për një karrierë brilante në aspektin personal, por Harry Kane nuk dëshiron të ndalet këtu, ashtu si Messi, kërkon një trofe të rëndësishëm me ekipin përfaqësues për t’u larguar si hero.
Në funksion të këtij objektivi, Harry Kane kërkon fillimisht një kontratë të fundit të rëndësishme me Bayern për të qenë i qetë të paktën deri në vitin 2030, vit që përkon edhe me Botërorin e tij të fundit me ekipin përfaqësues. Prej 6 muajsh, Kane dhe Bayern po negociojnë për një kontratë të re, ndjesitë janë pozitive, mbi të gjitha tani që Kane bëri për vetë “Topin e Artë” ku lobimi i Bayern kishte një ndikim shumë të madh.
“Bomberi” anglez ka një kontratë të vlefshme me Bayern deri në vitin 2027, por në fund të këtij sezoni është i lirë të negociojë me çdo skuadër. Jo vetëm një trofe me Anglinë, objektivi i Harry Kane është pa diskutim edhe Champions League, për këtë arsye kërkon nga Bayern edhe garanci sportive, kërkon të jetë i sigurt që ekipi do të luftojë për këtë trofe shumë të rëndësishëm.
