NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët
Los Angeles Lakers bëhen skuadra e parë këtë sezon që arrin kuotën e 10 fitoreve në NBA. Kalifornianët triumfuan 124-112 në transfertën ndaj Atlanta, me Luka Doncic protagonist, autor i 32 pikëve dhe 10 asistimeve.
Fitore edhe për Charlotte, që mposhti Cleveland 124-112, falë 52 pikëve të dyshes Allen-Reid. Spektakël në Dallas, ku vendasit mundën Indiana 125-122 në sekondat e fundit. Protagonist për të dytën ndeshje radhazi brenda 24 orëve për ekipin teksan ishte Cooper Flagg me 43 pikë dhe 10 rebound.
Detroit kaloi 122-111 Washington, ndërsa San Antonio dominoi Phoenix me rezultatin 122-96. Victor Wembanyama shkëlqeu me 40 pikë dhe 11 rebound.
Fitore bindëse edhe për Golden State, që shkatërroi New Orleans 138-87. Curry dhe Podziemski realizuan nga 25 pikë secili, duke ndihmuar Warriors të ngjiten në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit.
